Kronika

AMA shtyn afatet, mbyllja e transmetimeve analoge më 3 gusht

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur shtyrjen e afatit të mbylljes së transmetimeve analoge për qarqet Tiranë dhe Durrës, edhe pse ishte vendosur data 30 qershor si afat i fundit, për kalimin nga analog në dixhital.

“Në treg mungon sasia e domosdoshme e paisjeve dekoder që bënë të mundur aksesin në transmetimet televizive, pas mbylljes së transmetimeve analoge. Përderisa jemi në kushtet kur transmetimet numerike nuk mund të merren nga e gjithë popullata, AMA shtyn afatin e mbylljes së transmetimeve analoge në një periudhë të shkurter, derisa të sigurohet sasia e mjaftueshme në treg e këtyre paisjeve”, thotë Dritan Xhelili, drejtor i kabinetit të AMA.

Po ashtu, AMA njoftoi se procesi i digjitalizimit do të vijojë në qarkun e Beratit, me fillimin e transmetimeve digjitale në datë 3 korrik 2017, ndërkohë që transmetimet analoge do të vijojnë deri më 3 gusht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button