Sociale

Edicioni i katërt i “Coast Trip” starton sot në Velipojë

alketiii2-525x350Kanë zgjedhur Shkodrën, qytetin e biçikletave, për aventurën e tyre të radhës. 25 është numri i pilotëve të cilët vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe janë pjesë e aktivitetit ‘Coast Trip 4″.

Nisja e aventurës do të bëhet sot në Dajç të Shkodrës dhe qëllimi kryesor për Kryetarin e Shoqatës së Aeronautikës shqiptare, Alket Islamin, është “për të dhënë një mesazh për mbrojtjen e natyrës, ndërsa një nga objektivat kryesore që “Coast Trip” ka janë vlerat e pashtershme të natyrës dhe ekosistemit shqiptar”.

alketiSipas tij “kjo do të pasqyrohet deri në fundin e “Coast Trip”, në Kepin e Stillos dhe në ishullin Tongo në kufi me Greqinë”.

Organizatori i pilotëve lituanez shpreh bindjen se “vitin e ardhshëm numri i pilotëve do të vij duke u shtuar”. “Jemi të befasuar nga bukuritë e vendit tuaj. Këtë vit jemi 25 por vitin e ardhshëm do të jemi më shumë”, tha ai.

“Coast Tip 4” ka startuar sot në Velipojë në ora 9.30 dhe do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë do të jetë Velipojë-Durrës dhe më pas pilotëve do t’u jepet mundësia të vizitojnë Tiranën dhe etapa e dytë do të nisë nga Tirana më 20 Shtator dhe përfundon në Butrint. Pjesëmarrësit janë nga Lituania, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button