Home / Politika / LSI, e gatshme të bashkëpunojë me PD në opozitë

LSI, e gatshme të bashkëpunojë me PD në opozitë

Opozita e re e Kuvendit do të jetë PD-ja edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar si dhe LSI e cila pritet të largohet nga koalicioni qeverisës me PS pas formimit të kabinetit të ri.

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi dje nw “Opinion” se LSI dhe PD duhet të bashkëpunojnë në opozitë nëse janë në një linjë.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë arsye pse ky bashkëpunim të mos ndodhë.

Vasili tha se LSI-ja do të ketë një aksion të drejtpërdrejtë dhe ballor ndaj Ramës, dhe nëse PD-ja është në të njëjtën linjë, është e mirëpritur.

“Ne kemi një aksion tonin, në rast se PD-ja do ketë të njëjtën linjë, s’ka arsye pse PD të mos bashkëpunojë me ne”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.