Home / Kronika / Gjendet i pajetë infermieri në Elbasan

Gjendet i pajetë infermieri në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin këtë mëngjes. Një person është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta në Elbasan.

Deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaku që ai ka humbur jetën.

Burime jo zyrtare bënë me dije se viktima dyshohet se ka punuar infermier në Njësinë Administrative Lunik në Bashkinë e Librazhdit.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë parë një trup të pajetë, ndërsa më pas kanë sinjalizuar policinë.

Sakaq, trupi i personit te pajete është dërguar në morgun e Qendrës Spitalore të Elbasanit për t’ju bërë autopsia. Po ashtu mbetet mister dhe identiteti i viktimës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: