Politika

Rama uron nxënësit: Asnjë mësues jashtë profilit

rama-1Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë nxënësit e arsimit 9 vjeçar dhe atij të mesëm për nisjen e vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shpreh urimin e tij për nxënësit, që siç thekson ai sot nisin një vit të ri në rrugën e diturisë.

Ndërsa sa i përket qeverisë që ai drejton, ai thekson se sot nis sfida që asnjë mësues të mos japë mësim jashtë profili.

“Urime gjithë nxënësve që po shkojnë në shkollë për të nisur një vit të ri në rrugën e diturisë. Per ne nis sfida, thekson Rama duke deklaruar se “asnjë mësues jashtë profilit”.

Shefi i qeverisë nënvizon se do i jepet fund “rrënimit të mësimdhënies me mësues biologjie që japin matematike a mesues gjeografie që japin kimi e muzikë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button