Politika

Ekipi i ri: Tre emrat që do të drejtojnë LSI-në në opozitë

Pas dhënies së dorëheqjes nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dhënë propozimet e tij për drejtimin e partisë.

Ai shprehu dëshirën që si kandidaturë kryesore të jetë Monika Kryemadhi, vendin e zv/kryetarit ta zërë Luan Rama, dhe vendin e këtij të fundit, Erisa Xhixho.

“Monikën si kandidate për kryetare bazuar jo vetëm në postin e zv.kryetares, por dhe për kualitetin politik, bazuar dhe në kualitetin organizativ që e bën si askush tjetër në politikën shqiptare. Ka qenë gjithnjë aktive dhe nuk është bërë pjesë e ekzekutivit asnjëherë, ka mbajtur gjithnjë distancës

Pozicioni i zv.kryetarit është Luan Rama, personalitet i njohur, vlerë e spikatur e LSI-së, deputet i zgjedhur për herë të dytë në LSI dhe besoj ka të gjithë ingredientët që bashkë me Kryemadhin të ruajnë dinamikën e duhur të LSI si kurrë më parë. Gjithashtu edhe Erisa Xhixho të zërë vendin e Luan Ramës, për kontributin që ka dhënë,” tha Vasili.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button