Bota

Merkel: Marrëveshja e klimës, e pakthyeshme

Marrëveshja e Parisit për klimën është e pakthyeshme dhe e panegociueshme, tha Angela Merkel përpara Parlamentit gjerman.

BE-ja, deklaroi kancelarja, në sfondin e shkëputjes së Britanisë dhe tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga pakti i klimës, i qëndron të gjitha angazhimeve të marra.

Anëtarët e bllokut, shtoi ajo, duhet të marrin përsipër përgjegjësi më të mëdha për sfidat me të cilat ndeshet bota.

Ne jemi të bindur se ndryshimet klimaterike janë një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet njeriu sot dhe është një sfidë ekzistenciale.Ne nuk mund të presim derisa shkenca t’i bindë të gjithë ata që ende ushqejnë dyshime”, tha Merkel.

Bashkimi Europian, theksoi ajo, është më i vendosur se kurrë për ta shndërruar Marrëveshjen e Parisit për Klimën në një sukses.

Në fillim të qershorit, Trump vendosi t’i tërheqë Shtetet e Bashkuara nga pakti i firmosur dy vjet më parë nga 195 shtete të botës.

Përmes kësaj lëvizjeje, pothuajse çdo vend është pajtuar vullnetarisht të reduktojë emëtimin e gazeve serë, shkaktare të ngrohjes globale.

Por presidenti amerikan konsideron se ujdia është në dëm të industrisë amerikane.

Merkel do të jetë mikpritësja e takimit të G20-s muajin e ardhshëm në Hamburg, ku çështja e klimës pritet të jetë lart në axhendë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button