Bota

Hong Kongu feston 20 vjetorin e shkëputjes nga Britania

Mijëra policë janë vendosur në Hong Kong, pasi territori shënon 20 vjet që nga dorëzimi i saj në Kinë, nga Britania e Madhe, me një seri ngjarjesh të bujshme.

Presidenti i Kinës Xi Jinping do të bashkohet me festimet sot, ku do të marrë pjesë në një ceremoni ngritëse flamujsh dhe një shfaqje fishekzjarresh mbi Victoria Harbour.

Demostruesit e Pro-demokracia dhe demonstruesit pro-Pekin, pritet të marshojnë nëpër rrugë gjatë fundjavës.

Një operacion i madh i sigurisë është në vend, me pjesë të mëdha të qytetit, të mbyllura.

Xi Jinping do të mbikëqyrë betimin e shefit të ri ekzekutiv, të territorit, Carrie Lam, së bashku me pjesën tjetër të kabinetit të saj, ndërsa pritet të largohet nga nga Hong Kongu menjëherë pas inaugurimit.

Të premten, një zonë zyrtare e protestës, pranë qendrës së kongresit, ku Xi Jinping ishte mysafir i nderit në një banket  të përvjetorit, u patrullua shumë, ndërsa demonstruesit u mblodhën duke kënduar “fundin e diktaturës së një partie”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button