Home / Bota / Nju Jork, sulm me armë në një spital. Agresori vret një doktoreshë dhe veten

Nju Jork, sulm me armë në një spital. Agresori vret një doktoreshë dhe veten

Një person ka hapur zjarr në ambientet e spitalit libanez, në Bronx, duke lënë të vdekur një doktoreshë dhe plagosur gjashtë persona të tjerë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Autori rezultoi të ishte një ish mjek i këtij spitali, i cili kishte humbur vendin e punës në vitin 2015 dhe pas sulmit me armë, u vetëvra.

Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 14:50 të së premtes, në spitalin libanez në Bronx. Pamjet televizive tregojnë spitalin të rrethuar nga automjetet e policisë dhe zjarrfikëse. Forca të shumta policie janë parë edhe në çatinë e ndërtesës, në gatishmëri për çdo lloj rreziku.

Qendra spitalore libaneze në Bronx është vetëquajtur një sistem për kujdesin shëndetësor jofitimprurës dhe vullnetar, e shtrihet në jug dhe pjesën qendrore të kësaj lagjeje të Nju Jorkut.

Spitali 120-vjeçar ka rreth 1.000 shtretër në të gjitha njësitë e saj. Ndërsa dhoma e saj e emergjencave është një nga më të ngarkuarat në Nju Jork. Spitali ndodhet rreth 2 km në veri të stadiumit “Yankee”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: