Home / Ekonomia / TAP, pronarët marrin në dorëzim pronën e tyre

TAP, pronarët marrin në dorëzim pronën e tyre

Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP, ka nisur zyrtarisht, në muaji qershor, procesin e daljes nga toka dhe dorëzimin e tokës së marrë në përdorim për ndërtimin e tubacionit të gazsjellësit.

Për të shënuar nisjen e këtij procesi të rëndësishëm, u organizua në Fier një ceremoni me pjesëmarrjen e disa prej pronarëve të tokës.

Deri më tani është bërë dorëzimit tek pronarët i më shumë se 420 parcelave të cilat ishin marrë në përdorim.

Shkëlqim Bozgo, Drejtor i TAP për Shqipërinë, u shpreh se, nga kompania janë përdorur procedurat më të mira që të mos dëmtohej toka prodhuese.

 “Ashtu si është thënë në fillim të punimeve, korridori i tokës bujqësore i marrë përkohësisht në përdorim për ndërtimin e projektit është kthyer tashmë në gjendjen e mëparshme për një pjesë të mirë të parcelave në zonën e Fierit, aty ku punimet kanë përfunduar. Nga ana e gazsjellësit TAP janë ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare në mënyrë që cilësia prodhuese e tokës të ruhet sa më mirë. Jemi të kënaqur të konstatojmë që në zonën e Fierit toka e dorëzuar ka filluar që tani të mbillet nga pronarët dhe përdoruesit”, deklaroi Bozdo.

Procesi i daljes nga toka dhe dorëzimi i tokës tek pronarët ka nisur në zonën e Fierit menjëherë pasi punimet për ndërtimin e disa segmenteve të gazsjellësit kanë përfunduar.

TAP i ka paguar pronarëve dhe përdoruesve të tokës si dëmshpërblim qiranë dhe të mbjellat për dy vite, ndërkohë që toka në pjesën më të madhe të rasteve është dorëzuar në më pak se një vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.