Te ndryshme

“Ishulli i vdekjes” ku turistët humbasin jetën në rrethana misterioze

Ishulli Koh Phangan konsiderohet si “ishulli i vdekjes” në Tajlandë pas vdekjeve misterioze.

Së fundmi është gjetur e pajetë një turiste 30-vjeçare e quajtur Elise Dallemagnes nga Belgjika.

Vdekja e turistes është pasqyruar nga të gjitha mediat botërore për shkak të rastit tragjik.

Gjysma e trupit të 30-vjeçares ishte ngrënë nga hardhucat dhe kafshë të tjera zvarranike në xhungël. Trupi i viktimës u gjet më 28 prill, por ajo u identifikua të enjten nga autoritetet.

Policia lokale thotë se turistja nga Belgjika kreu vetëvrasje, por mamaja e viktimës refuzon të besojë këtë teori. Trupi i viktimës u gjet i mbuluar me rroba të vjetra. Mamaja e saj thotë se ka shumë mundësi që persona të tjerë të jenë të përfshirë në vdekjen e vajzës së saj.

“Policia na tha se Elise ka varur veten në xhungël. Nuk mund të pranoj se vajza ime ka vrarë veten”,  thotë Michele van Egten, mamaja e viktimës.

Elise Dallemagnes është viktima e shtatë që gjendet në këtë ishull.

Në shkurt, një turist anglez besohet se është vrarë pikërisht në ishullin Koh Phangan. Dy turistë të tjerë britanikë,  u vranë në shtator 2014 kur po shkonin në dhomat e hotelit ku po qëndronin pikërisht në këtë ishull.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button