Kosova

Dita Ndërkombëtare të Demokracisë, OSBE organizon konferencë

Prishtina-Foto-ATSH11-525x350Misioni i OSBE-së në Kosovë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, organizon një konferencë për të promovuar pjesëmarrjen e grave, të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes.
Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe institucioneve të nivelit qendror dhe lokal në Prishtinë do të diskutojnë praktikat më të mira të pjesëmarrjes së publikut që përdoren në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe do të promovojnë aplikimin e tyre në mbarë Kosovën.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, bën hapjen e kësaj ngjarje.
Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, me moton “Demokracia është liri pjesëmarrjeje dhe përgjegjësi”, duke nisur me hapjen e dyerve nga ora 10:00 për qytetarët që dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të takojnë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button