Home / Bota / Konfirmon Kremlini: Takimi Putin-Trump zhvillohet këtë të premte

Konfirmon Kremlini: Takimi Putin-Trump zhvillohet këtë të premte

Takimi i parë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump do të zhvillohet të premten në Hamburg (Gjermani), në kuadër të G20-ës, njoftoi sot këshilltari i Kremlinit, Juri Uçakov, i cituar nga agjencitë ruse.

“Ka një marrëveshje për shtatë korrikun”, deklaroi Uçakov në përgjigje ndaj një pyetje mbi datën e takimit të parë të krerëve të dy fuqive botërore.

Mundësia e një takimi mes Trump dhe Putin ishte përmendur një javë më parë edhe nga Shtëpia e Bardhë, por pa dhënë detaje mbi kalendarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.