Home / Bota / Kërcënohet SHBA, zyrtarët e pranojnë: Raketat koreano-veriore mund të mbërrijnë në Alaskë

Kërcënohet SHBA, zyrtarët e pranojnë: Raketat koreano-veriore mund të mbërrijnë në Alaskë

SHBA-të pranojnë se raketa që hodhi Korea e Veriut, në detin e Japonisë, mëngjesin e të martës, është një raketë balistike ndërkontinentale.

Më herët, edhe Peniani e cilësoi atë si testin e parë të raketave balistike ndërkontinentale, të Koresë së Veriut.

Zyrtarët amerikanë tani besojnë se Koreja e Veriut mund të jetë në gjendje të lëshojë një raketë deri në Alaskë, por ekspertët thonë se këto raketa nuk mund të godasin me saktësi një objektiv.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson e quajti testin si një përshkallëzim të konfliktit dhe theksoi se Washingtoni nuk do të pranojë kurrë që Koreja e Veriut të ketë armë bërthamore.

Vetëm disa orë pas testit, SHBA-të kërkuan një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, të Kombeve të Bashkuara, i cili do të mbajë sot një sesion me dyer të mbyllura, me pjesëmarrjen e 15 anëtarëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: