Politika

Milo e quan fitoren e thellë të PS “të frikshme”

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo e konsideron të frikshme fitoren e PS-së në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ish-bashkëpunëtori i Ramës, thotë se me fitoren e thellë të PS-së dhe me një kryeministër i gjithëpushtetshëm ekziston rreziku i vendosjes së një pushteti personal të tij.

“Do ta quaja fitore të frikshme. Kjo fitore erdhi si rezultat i një mobilizimi maksimalist të të gjitha burimeve njerëzore, financiare, legjitime dhe jo të tilla, nga ana e PS-së, erdhi si rrjedhojë e një agresioni të pashembullt mediatik i lidershipit të PS-së, erdhi si rrjedhorja e një shit-blerjeje masive të votës, e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar.

Këtë fitore e ndihmoi edhe bujaria e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës që shkoi dhe nënshkroi një marrëveshje kapitulluese me kryetarin e PS-së, gjë që ç’mobilizoi një pjesë të madhe të elektoratit të djathtë, që nuk shkoi për të votuar dhe ndikoi në fitoren e socialistëve për shkak të uljes drastike të votuesve të djathtë.

Kjo fitore i jep mundësi Edi Ramës të përqendrojë të gjithë pushtetin në duar të tij, ashtu siç e ka dëshiruar dhe ëndërruar prej vitesh për të vënë në jetë një platformë personale, që më e pakta do të thosha, një regjim të fortë në një demokraci të dobët”, – tha Milo.

Related Articles

Nje koment

  1. Zoti Milo, Te uroi shendet e gjith te mirat. Kreministrin Rama ashtu si e mbeshteten shumica e qytetareve, si asnjher, ashtu duhet ta mbeshtetini edhe ju, si opozit qe dolet.. Pavaresisht se sjini ne parlament, mundet ta jepni kontributin tuaj si intelektual. Nje gje duket qart, qytetaret duan shtet ligjor, duan pun e mirqenje. SHteit rumpall dhe anarshist duhet ti vi fundi ne keto zgjedhje. Sa per tu ber i gjithpushtecem, kryeministri Rama, kan ikur ato kohe, Opozita duhet te jet konstruktive, te mbeshtes rreformat, te mbaj qendrim kritik per dukurit negative dhe vendi yne ne keto katar vite dote shenoi progres te madh ne gjtha drejtimet. Vem re se Rama ka nxjer mesime nga kater vitet e shkuara, po konsultohet me qytetaret per prioritet. Nese ben rreform te thell ne administrat krahas te tjerave te nisura dote jet suksesi me i madh, dote shpetojn qytetaret nga torturat burokratike dhe marja e rryshfetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button