Bota

Gjuha e trupit në takimin historik/ Kurthi i Trump dhe arma e Putinit, kush fitoi?

Për herë të parë, Presidentet Trump dhe Vladimir Putin janë takuar gjatë Samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë, duke tërhequr kështu mjaft vëmendje.

Nga takimi dhe shtrëngimi i duarve mes tyre, ekspertja e trupit, Judi James, në një intervistë për “The Sun” ka rrëfyer se Trump e ka gozhduar homologun e tij rus, duke i treguar se ai ka një status më të lartë.nintchdbpict000337109634

Ndërsa nga ana tjetër, Vladimir Putin i tregoi gishtin e tij President Trump, që sipas Judi, ky gjest është versioni i gjuhës së trupit të një arme.

image2

Judi shprehet se nëse ky shtrëngim duarsh do të ishte luftë për çmime, atëherë pikën e fitores do ta merrte Trump.

“Të dy ishin nën presion, por ndërsa Putin afroi me kujdes dorën, Trump u përkul përpara me krahun e shtrirë duke ofruar mbështetje. Ky ishte një kurth famëkeq nga Trump dhe Putin nuk kishte asnjë mundësi, por veçse ta mbështeste dorën tek Trump.

Trump dukej i qetë. Nëse donte të tregonte dashamirësi por njëkohësisht edhe superioritet, më duhet të them se presidenti amerikan e gozhdoi këtë herë”, u shpreh ekspertja e trupit.

nintchdbpict0003371112141nintchdbpict000337141355nintchdbpict000337139761

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button