Bota

Turqi, urdhërarreste për 72 profesorë. Përdorën aplikacionin e Gulenit

Turqia ka lëshuar mandatarreste për 72 pjesëtarët e stafit pedagogjik të një universiteti, sipas asaj që njofton media shtetërore këtë të hënë, mes të cilëve edhe një ish-këshilltar të udhëheqësit kryesor opozitar që zhvilloi një miting masiv të dielën, për të protestuar kundër spastrimit që është përvijuar prej përpjekjes së dështuar për grusht shteti vitin e kaluar.

Udhërarrestet u lëshuan si pjesë e një hetimi ndaj lëvizjes së klerikut islamik që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, i cili akuzohet si truri i përpjekjes së dështuar për puç 15 korrikun e vjetshëm, raporton agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.

Kemal Kilicdaroglu, udhëheqës i partisë laike CHP, tha përpara një turme të madhe ditën e dielë se, Turqia po jetonte nën diktaturë dhe u angazhua të vijojë sfidimin e qeverisë, pasi përmbylli marshimin 25-ditor nga Ankaraja drejt Stambollit.

Policia, ndërkohë, njofton se deri më tani ka arrestuar 42 prej pedagogëve të Universitetit fetar “Bogazici” të Stambollit, si dhe Universitetit “Medeniyet”, që ndodhet në anën aziatike të qytetit më të madh të Turqisë.

Sipas burimeve policore, 8 nga 72 mandatarrestet ishin për stafin akademik të “Bogazici”-t, mes të cilëve edhe akademiku i shquar Koray Caliskan, i cili ka punuar në të kaluarën si këshilltar vullnetar për Kilicdaroglu. Pjesa tjetër, 64 vetë janë nga Universiteti “Medeniyet”, 19 prej të cilëve profesorë të Fakultetit të Mjekësisë, shton më tej “Anadolu”.

Të gjithë këta dyshohet se janë përdorues të aplikacionit të mesazheve të koduara “ByLock”, që sipas qeverisë përdoret nga ndjekësit e Gulenit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button