Ekonomia

Tatimet kujtojnë biznesin për kasat: Gati t’ju asistojmë, denonconi korrupsionin

Drejtoria e Përgithshme e Tatimeve i ka kujtuar edhe një herë biznesit përdorimin e kasës dhe procesin e mbylljes së saj në përfundim të orarit të aktivitetit. Në rast se nga ana e subjektit ka paqartësi për mënyrën sesi veprohet, Tatimet kanë shprehur gatishmërinë për të dhënë udhëzimet përkatëse.

Kjo sipas Drejtorisë së Përgjithshmë të Tatimeve  vjen në kuadër të objektivit të përmirësimit të marrëdhënies mes tatimpaguesve dhe inspektorëve tatimore.

Një tjetër pikë ku ndalen Tatimet është ajo e denoncimeve për rastet e korrupsionit duke nxitur biznesin që të jetë aktiv për çdo situatë që konstaton.

Njoftimi i plotë i Tatimeve për bizneset

Njoftim për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënies së tatimpaguesve me drejtoritë e tatimeve si dhe inspektorët tatimorë Administrata tatimore, në vijim të klimës së bashkëpunimit me tatimpaguesit,

si dhe me qëllim zbatimin e ligjit nga këta të fundit, dëshiron të theksojë, që do të vijojë një proces të qëndrueshëm të komunikimit me ta.

Ky proces i nisur kohë më parë, do të vijojë në mënyrë të përditëshme, me prezencën e administratës dhe inspektorëve tatimorë pranë çdo subjekti tregtar, me qëllim, dhënien e udhëzimeve të vazhdueshme në lidhje me :

– Përdorimin e kasës për cdo veprim të kryer nga subjektet

– Procesin e mbylljes së pajisjes fiskale në përfundim të orarit të aktivitetit.

Përmirësimi i performancës në raport me ligjin për detyrimet e tatim paguesve, është një detyrim i administratës tatimore, ashtu sikundër, ky proces këshillimi, bën me dije këdo të interesuar, se në rast konstatimi aktesh korruptive apo sjelljesh jo etike të punonjësve të Administratës Tatimore, të njoftojnë në adresën: denoncime@tatime.gov.al ose të telefonojë në numrin jeshil pa pagesë 0800 14 14.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button