Te ndryshme

Sekretet që mund t’i zbuloni nga grupi juaj i gjakut

Mund të zbuloni shumë gjëra vetëm nga grupi i gjakut. Po të bëni vetëm një kërkim të thjeshtë në Google për 4 grupet e gjakut (A, B, AB dhe 0), mund të zbuloni shumë gjëra, duke filluar nga dieta ushqimore deri tek pajtueshmëria me partnerin/en.

Disa studime e kanë lidhur grupin e gjakut me disa sëmundje të caktuara (lexo këtu), si dhe me ndikime të ndryshme në jetë.

1- Tërheqja nga mushkonjat: Njerëzit me grup gjak 0 mund të jenë dyfish të rrezikuar të pickohen nga mushkonjat se ata me lloje të tjera të grupit të gjakut, nga zbuluar një studim i ri nga shkencëtarët japonezë. Megjithatë, nuk kemi vetëm lajme të këqija për njerëzit me këtë grup gjaku: studime të tjera kanë treguar se personat me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar që të vuajnë nga format më vdekjeprurëse të malaries – një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat.

2- Bakteri në zorrë: Probiotikët, mikrobet në zorrë dhe bakteret që qëndrojnë në sistemin tretës mund të ndikojnë në shëndet. Para disa vitesh, shkencëtarët evropiane patën zbuluar se bakteret tek zorrët e njeriut janë të predispozuar të ndahen në 3 kategori të veçanta. Hulumtuesit shkencorë kanë hamendësuar – jo provuar – se kjo ndarje mund të bazohet tek grupi i gjakut të një personi.

3- Rreziku për alkoolizim: Disa studime të mëparshme, flasim për vitet ‘70-80, kanë zbuluar një lidhje të dobët mes grupit A të gjakut dhe shkallës së lartë të alkoolizmit. Shumë studime i kanë lidhur komponentë të caktuar të gjakut, të quajtur antigjenë, me këtë sëmundje. Këto studime sugjerojnë se antigjenet e tipit A mund të alternojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj alkoolit në të njëjtat mënarya si ndikon tek intoksikimi. Gjithashtu, faktorët gjenetikë rrisin me 50% rrezikun për alkoolizim, sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit.

4- Vuajtja nga stresi: Studime të ndryshme i kanë lidhur nivelet e hormonit kortizol të stresit me gjithçka, nga plakja e parakohshme deri tek dëshira për të ngrënë ushqime të pashëndetshme apo ëmbëlsira. Rritja afatgjate e niveleve të kortizolit – që lidhet me stresin kronik – mund të sjellë pasoja të rënda në shëndet. Një fakt i tillë mund të jetë një lajm i keq për njerëzit me grup gjaku 0. Një studim nga Departamenti Amerikan i Shoqatës së Veteranëve sugjeron se nivelet e kortizolit tek njerëzit me grup gjaku 0 mund të qëndrojnë të larta më gjatë se grupet e tjera të gjakut pas një ngjarjeje stresuese.

5- Tendenca për të kundërshtuar: Sipas një studimi të publikuar tek revista ‘Neuropsychobiology’, njerëzit me grup gjaku A kanë tendencë më shumë për të shfaqur çrregullime apo sjellje obsesive-kompulsive. Ndërsa një studim i ti nga shkencëtarët japonezë ka zbuluar një lidhje me grupit të gjakut A dhe tendencën për të kundërshtuar, që autorët e përshkruajnë si ‘zell, stabilitet pavarësisht acarimit dhe lodhjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button