Te ndryshme

Planeti që rrëzon teorinë e formimit të planeteve

Teoria kryesore e formimit të sistemeve diellore është vënë në pikëpyetje të madhe pas zbulimit të fundit të observatorit ESO Paranal në Kili.

Teleskopi gjigant i vendosur në vendin e Amerikës Latine ka kapur planetin e quajtur HIP 65426b. Ky planet ka një rreze 1.5 herë më të madhe se Jupiteri dhe një masë 6 deri në 9 herë po më të madhe.

Sipas astronomëve që kanë bërë zbulimin, ajo që vendos në dyshime teorinë kryesore të formimit të planeteve dhe të sistemeve diellore është fakti se rreth këtij planeti gjigant nuk ekziston ai që quhet “brezi i pluhurit kozmik”.

Shkencëtarët besojnë se në fazat fillestare të formimit të planeteve, ky brez orbiton vazhdimisht përreth tyre deri në momentin që përthithet gradualisht nga fusha gravitacionale dhe bëhet një trup me vetë planetin.

Një tjetër fakt që ka lënë shkencëtarët pa përgjigjje është ai se dielli në këtë sistem rrotullohet me një shpejtësi marramendëse rreth vetes, plot 150 herë më shpejt sesa dielli ynë.

Astronomët thonë se nuk mund ta shpjegojnë këtë për momentin, por një teori është fakti se ky rrotullim i furishëm mund t’i atribuohet fushës gravitacionale të planetit HIP65426b.

SPHERE – HIP65426b ndodhet 365 vite dritë larg nga sistemi ynë diellor.

Zbulimi është publikuar në revistën “Astronomy and Astrophysics”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button