Maqedonia

Vajgl: Parlamenti Evropian do ta kishte mbështetur fillimin e bisedimeve me Maqedoninë

Raportuesi për Maqedoni në Parlamentin Evropian (PE), Ivo Vajgl, ka deklaruar se e përcjell çdo ditë situatën në Maqedoni, por është herët të flitet për rezultate të qeverisjes së re.

Në deklaratën e tij për agjencinë e lajmeve AIM, Vajgl thotë se dinamika e punës dhe deklaratat programore tregojnë se Qeveria e ka marrë seriozisht sugjerimin për të ndërmarrë reforma.

Sipas tij, është me rëndësi që në Maqedoni të ruhet atmosfera e bashkëpunimit, të mos shpejtohet me disa gjëra që mund të duken si përplasje ose revanshizëm dhe se drejtësisë duhet t’i jepet përparësi që të merret me këto çështje.

Vajgl shprehet se është e realtë që të pritet të fillojnë bisedimet Maqedoni-BE, por kjo varet nga ajo se si do të duket konsolidimi politik në muajt që vijnë dhe se PE-ja do të kishte mbështetur fillimin e bisedimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button