Maqedonia

Plani 3-6-9 u prezantua para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian prezantoi Planin 3-6-9 para ambasadorit të BE-së, Samuel Zhbogar dhe ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane (SÇE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë Plan janë përfshirë reformat të cilat Qeveria do ti zbatoj në periudhën e ardhshme deri në 3 muaj, respektivisht deri në zgjedhjet lokale, në ndërkohë paralelisht do të punohet edhe në precizimin e masave që duhet të realizohen 6 dhe 9 muajt e ardhshëm”, tha Ormani.

Gjithashtu, Osmani theksoi se Qeveria angazhohet për sigurimin e transparencës dhe gjithepërfshirjes, me përfshirjen edhe opozitën, njofton AIM.

Në takim, zëvendëskryeministri Osmani theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e këtyre reformave dhe rëndësinë të shfrytëzohet klima pozitive, por shprehu edhe pritjen se, në përputhshmëri me suksesin gjatë realizimit të detyrimeve të marra, vendet anëtare të Unionit do të marrin hapa konkrete lidhur me përshpejtimin e procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, përfshirë edhe rekomandimin e pastër për fillimin e bisedimeve. Plani 3-6-9 për herë të parë u prezantua para publikut javën e kaluar, dhe është hapi i parë i Qeverisë për depërtim serioz të vendit drejt integrimeve euroatlantike, pas ngecjes së gjatë në këto fusha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button