Home / Politika / Ankesat për zgjedhjet/KQZ shqyrton sot kërkesat e PS dhe PDIU për rezultatin e Tiranës

Ankesat për zgjedhjet/KQZ shqyrton sot kërkesat e PS dhe PDIU për rezultatin e Tiranës

Sot përcaktohet fati i mandatit të 34 të deputetit për Tiranën.

KQZ pritet të marrë në shqyrtim dy kërkesat ankimore të PS dhe PDIU për rezultatin e Tiranës.

Të dyja kërkesat kanë për objekt hapjen e një numri të caktuar kutish dhe rinumërimin e votave.

Kështu socialistet kërkojnë hapjen dhe rinumërimin e votave në 9 kuti të Tiranës, ku ata pretendojnë se PDIU-së i janë shënuar më shumë vota se sa ka marrë realisht.

Këto  pretendime, sipas PS, vërtetohen edhe nga pamjet filmike, por edhe nga vlerësimet e bëra nga vëzhguesit në vendet e numërimit të votave.

Ndërsa PDIU kërkon hapjen dhe rinumërimin e votave në 29 kuti të Tiranës. Sipas saj, në këto kuti gjenden më shumë vota nga sa i janë shënuar kësaj force politike në tabelën e rezultateve të Tiranës.

Këto vota do të sillnin, sipas PDIU, kapërcimin e pragut elektoral në Tiranë për ketë subjekt politik.

Sipas përllogaritjes PDIU-së i duhen edhe 38 vota për të arritur pragun prej 3% në Tiranë, çka do t’i jepte mandatin e deputetit kreut të saj Shpëtim Idrizi.

Këto dy ankesa nga PS dhe PDIU, së bashku me ankimimin e PD për rezultatin e Beratit, ishin të vetmet që u paraqitën nga subjektet politike në KQZ. Afati për kontestimet e rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit në KQZ është mbyllur ditën e djeshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: