Home / Politika / “Lista e zezë”, Kryemadhi për Ramën: Karafili nuk sheh përtej oborrit të tij, delirant

“Lista e zezë”, Kryemadhi për Ramën: Karafili nuk sheh përtej oborrit të tij, delirant

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur me qëndrimin që pati dje kryeministri Edi Rama pas mesnate lidhur me 100 emrat e ‘listës së zezë’.

Kryemadhi e cilësoi qesharake reagimin e kreut të qeverisë, që sipas saj ishte një justifikim si fletërrufetë e komunizimit.

Ajo shtoi se deliri i pushtetit nuk njeh më kufij dhe shenjat e para të sundimit të pakicës, që vodhi zgjedhjet e qershorit, sipas saj po jep shenjat e para.

Dje kryeministri Edi Rama publikoi një listë me 100 emra zyrtarësh që sipas tij janë denoncuar si abuzues me pushtetin, ndërsa theksoi se të gjithë ata që shkelin ligjin i pret ferri.

STATUSI I KRYEMADHIT

Mirëmëngjes!
Nuk ka më qesharake se të lexosh çfarë kryeministri shkruan pas mesnate, duke u munduar të justifikojë publikimin e një “liste të zezë”, të ngjashme me fletërrufetë e komunizmit.

Sado të përpiqet me arrogancë dhe paralajmerime, Edi Rama nuk e shmang dot paturpësine e tij dhe të oborrtarëve të tij që shkelën çdo të drejtë njerëzore dhe publike duke linçuar, jo vetëm punonjës të administratës, por edhe prokurorë e gjykatës, që nuk janë aspak kompetencë e kreut të qeverisë.

Por deliri i pushtetit nuk njeh më kufij dhe shenjat e para të sundimit të pakicës, që vodhi zgjedhjet e qershorit, po jep shenjat e para. Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, krimit dhe drogës, bashkëpunëtorëve të vjedhjes së votes dhe oligarkëve.

Pushteti pa kufij që ata i dhanë me tjetërsimin e votës e bën atë të mendojë dhe veprojë si një diktator, duke harruar që ky popull ka memorie dhe nuk i toleron akte të tilla paturpësie.
Ndaj të gjthë së bashku duhet ta ndalojmë këtë delirant që nuk njeh më kufizime. Sot më shumë se kurrë opozita duhet të jete e fortë dhe e bashkuar për ti treguar këtij kryeministri në delir se pushteti i pakufizuar dhe arroganca janë te papranueshme në demokraci, qoftë edhe në një demokraci të brishtë si e jona.

Të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë revansh që u ble në 25 qershor me lekët e krimit dhe drogës. LSI do të vijojë çdo ditë dhe pa kompromis betejën e saj kundër instalimit të pushtetit mafioz. Të gjithë së bashku do ti japim përgjigjjen që meriton arrogancës së pushtetit të blerë me parate e krimit dhe drogës.

E drejta e votës do të jete synimi ynë. Askush nuk na ndal në këtë rrugë drejt lirisë që çdo shqiptar ka për të vendosur të ardhmen e tij dhe te fëmijëve të tij.🌹🌹🌹

2 comments

  1. Kryemadhi eshte hajduteria e kryehajdutit Ilir Meta

Leave a Reply

%d bloggers like this: