Home / Ekonomia / 31 korriku, afati i fundit për dorëzimin e bilancit të biznesit

31 korriku, afati i fundit për dorëzimin e bilancit të biznesit

Brenda 31 korrikut të gjitha bizneset që janë subjekt i Tatimit mbi Fitimit duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtar të Biznesit bilancet e 2016. Aplikimi bëhet online në portalin e-Albania.

QKB këshillon që kjo procedurë të mos lihet ditët e fundit pasi mund të ketë mbi ngarkesa të serverave dhe mos depozitimi në kohë ka sanksione administrative.

“Ka  gjobë 15 mijë lekë të reja, aplikimi bëhet në portalin e-Albania, depozitohen pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF, Raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë kur mbajtja e tyre është e detyrueshme, Vendimin për miratimin e pasqyrave financiare”, thotë Andi Neziraj, përgjegjës shërbimi, QKB.

Për kompanitë me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet nuk mund të bëhen online por vetëm në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

“Bëjnë përjashtim subjektet me administrator të huaj dhe shoqeritë e kursim kreditit, aplikimet e të cilëve do të vijojnë të kryhen vetëm në sportelet e shërbimit të QKB-së”, tha Neziraj.

Depozitimi i bilanceve është detyrim ligjor, dhe bizneset duhet të dorëzojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: