Kronika

Tentojnë të vjedhin nënstacionin, pa energji zona e Parkut Logjistik

Zona e Parkut Logjistik në Tiranë ka mbetur pa energji pasi është tentuar të vidhet nënstacioni i Mëzezit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku në kabinën “Peshku” punëtorët kanë konstatuar dëmtim të fiderit 108/n.stacioni Mëzez.

Pas një verifikimi të kabinës, është gjetur kapaku i transformatorit i hapur dhe vaji i derdhur në tokë si dhe dëmtim të urave të transformatorit të TM dhe TU.

Menjëherë është lajmëruar policia, ndërkohë pritet që në kabinë të rivendoset transformatori i ri. Aktualisht zona që furnizohet nga kabina “Peshku”, ka mbetur pa energji, konkretisht:  zona pa drita tek vaskat e peshkut, parku Logjistik Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button