Kosova

Befason Tadiç: Dialogu s’ka më kuptim, Kosova mori atë që deshi

Ish-presidenti Boris Tadiç ka dhënë një deklaratë befasuese ndërsa theksoi se tashmë nuk ka kuptim dialogu pasi Kosova mori çka donte.

Në një intervistë dhënë mediave serbe, ish presidenti serb, tha se plani i tij, i shpalosur para pesë vitesh e që ishte i përbërë prej katër pikash, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit ai plan tanimë nuk ka vlerë dhe janë të pamundura.

Ai, ndër të tjera, shtoi se Aleksandar Vuçiç dhe Tomisllav Nikoliç, kanë mashtruar qytetarët në zgjedhjet e 2012-ës, duke premtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura më herët do të zhvlerësohen, njoftojnë mediat serbe.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit kanë pamundësuar të luftojmë edhe për atë deri më atëherë ishte e mundur të fitohet, ndërkaq tanimë jemi para aktit të kryer dhe çdo marrëveshje për çështje të tilla shërben drejt ndarjes së përgjegjësve dhe mjegullim para syve të publikut për të thëne se bëjmë dialog”, theksoi ish presidenti Tadiç, transmeton RTK.

Me tej ai theksoi se dialogu mbi ato çështje kishte kuptim vetëm para nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit.

Kjo qeveri lejoi të instalojë sistemin ligjor në gjithë territorin e Kosovë së pavarur, duke përfshirë edhe veriun. Ndërkohë që në mandatin tim si president nuk kemi pranuar dhe suksesshëm kemi arritur ta ruajmë atë që Serbia nuk kishte humbur gjatë luftës ’98-’99”, theksoi ish presidenti Tadiç.

Ndër të tjera, ish presidenti Tadiç tha se “kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet ‘Bashkësi e komunave serbe’ por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo, bile edhe më keq, kjo qeveri nuk do të jetë në gjendje të luftojë që edhe kjo të zbatohet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button