Home / Bota / Vizat në SHBA, Gjykata zbut ndalimet e dekretit të Trump

Vizat në SHBA, Gjykata zbut ndalimet e dekretit të Trump

Gjyshërve dhe të afërmve të tjerë të personave që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund t’iu ndalohet hyrja në tokën amerikane.

Me vendimin e tij, gjykatësi Derrick Watson në Hauai e zbuti kështu dekretin e presidentit Trump për ndalimin e udhëtimit duke i dhënë një tjetër goditje ligjore masave energjike të tij kundër emigracionit. Muajin e kaluar Gjykata e Lartë e vendosi pjesërisht në fuqi urdhrin ekzekutiv të shefit të Shtëpisë së Bardhë që i ndalonte hyrjen refugjateve dhe udhëtarëve nga 6 vende me shumicë myslimane.

Por gjykatësi Watson thotë se administrata amerikane e interpretoi atë shumë ngushtësisht, duke dalë në përfundimin se vetëm familjarët e afërt mund ta gëzonin të drejtën e udhëtimit në SHBA e duke rreshtuar në listën e zezë gjyshërit, tezet, hallat, nipërit e të tjerë si ata.

“Logjika e thjeshtë e vullneti i mirë e dikton që tek pjesetarët e ngushtë të familjes të përfshihen edhe gjyshërit. Ata në fakt janë mishërimi i familjarit të ngushtë”, shprehet Gjykatësi Derrick Watson.

Watsonit i ishte kërkuar nga shtetit i Hauait të interpretonte vendimin e Gjykatës së Lartë që tregoi se ndalimi 90 ditor vlen për refugjatët dhe qytetarët nga Irani, Siria, Somalia, Libia, Jemeni dhe Sudani, përveç rasteve kur ata kanë familjarë apo marrëdhënie të mira me kompani amerikane.

Disa gjykata më të ulëta në SHBA e kishin bllokuar dekretin e presidentit me argumentin se përbën diskriminim fetar, por Trump e apeloi çështjen duke siguruar në fund një lloj fitoreje derisa Gjykata e Lartë të dalë me një vendim përfundimtar mbi këtë çështje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: