Teknologji

Si të fshini ekzistencën tuaj online me një klikim

Nëse ndjeheni ndonjëherë sikur jeta juaj online është e ekzagjëruar, mund të ketë një zgjidhje për këtë.

Një website suedez i ofron të gjithëve mundësinë për të fshirë gjurmët e tyre online vetëm nëpërmjet një klikimi. Mjafton të keni adresën tuaj të emailit dhe passwordin, e më pas të zhdukni çdo llogari që lidhet me të.

Shërbimi i quajtur Deseat.me është dizenjuar nga programuesit Wille Dahlbo dhe Linus Unnebäck.

Duke lejuar përdoruesit të hyjnë (sign in) me Google, website gjen të gjithë llogaritë që ju keni krijuar në internet.

Nëpërmjet protokollit OAuth të Google ju keni akses në të dhënat tuaja, e më pas mund të fshini linke për të gjithë llogaritë.

Shembujt e paraqitur në website-in suedez përfshijnë Facebook, Evernote dhe Dribble.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button