Home / Keshilla / Pini shumë kafe? Do të jetoni më gjatë

Pini shumë kafe? Do të jetoni më gjatë

Personat që konsumojnë së paku tre kafe në ditë mund të jetojnë më gjatë.

Ky ka qenë përfundimi i studimeve të shumta gjatë viteve të fundit..

Në një studim të ri, hulumtuesit zbulojnë se konsumimi i të paktën 3 kafeve në ditë mund të çojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, parandalimin e diabetit dhe të disa sëmundjeve te tjera të sistemit nervor.

Kjo vjen sigurisht si pasojë e kafeinës, e cila gjendet edhe te pijet energjetike dhe çokollatat, të cilat njihen edhe për aftësitë stimuluese të trurit.

Gjithashtu një numër studimesh kanë sugjeruar që pirja e rregullt e kafesë mund të rrisë jetëgjatësinë.

Një studim i botuar në vitin 2015, zbuloi se personat që konsumonin një deri në pesë gota në ditë kishin një rrezik më të ulët të vdekshmërie kundrejt atyre që nuk konsumonin fare kafe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: