Ekonomia

Rama: Jugosllavia e re, broçkull. 5 projektet që fituam në Trieste

Në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pas Samitit të Triestes për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama u shpreh se fokusi i vazhdimit të procesit të Berlinit për vendet e rajonit ka qenë krijimi i një zone ekonomike rajonale.

Duke folur nga Kryeministria, Rama hodhi poshtë edhe lajmet e mediave gjermane që me këtë nismë synohet rikthimi i ish-Jugosllavisë.

Këto lajme që u pasqyruan edhe në disa media shqiptare, shefi i qeverisë i quajti broçkulla.

“Krijimi i Jugosllavisë së re është një broçkull. Ajo që ka rëndësi është që po hedhim hapa përpara drejt një procesi, që përpara Procesit të Berlinit ishte i paimagjinueshëm,” tha Rama.

Kryeministri vlerësoi organizimin e tregut të përbashkët në vendet e Ballkanit duke kundërshtuar zërat kundër këtij projekti.

Rama u ndal në disa aspekte lehtësuese që sjell krijimi i tregut të përbashkët rajonal.

Dua të nënvizoj rëndësinë e një hapi të hedhur në këtë samit, organizimin e një tregu të përbashkët rajonal, duke hedhur poshtë kundërshtitë qesharake ndaj këtij projekti për të nënvizuar atë që është thelbësisht e vërteta e këtij projekti.

Rritje e kapaciteteve të rajonit për të pasur treg më të madh të vendeve tona.

Hiqen barrierat penguese jo tarifore dhe një rritje edhe në aspektin e rritjes së rajonit për t’iu bashkëngjitur tregut të përbashkët evropian”, tha Rama.

Më pas, Rama u përgjigj kritikave se Shqipëria ka shkuar pa asnjë projekt në Trieste.

Ai tha se janë fituar pesë projekte.

Sipas Ramës, Shqipëria ishte vendi që fitoi më shumë projekte.

“Fituam mbështetje për katër projekte, plus një projekt rajonal.

Pesë projekte që morën mbështetje janë:

-Rindërtimi i kalatës 1 dhe 2 në portin e Durrësit.

-HEC-i i Skavicës.

-Bajpasi i lezhës.

-Zhvillimi i turizmit ndërkufitar në Liqenin e Shkodrës.

-Projekti rajonal për linjën e transmetimit të energjisë”.

Rama tha se nuk është lënë pas dore as Korridori Blu, që do të lidhë zonat bregdetare në rajonin tonë.

“Është avancuar për projektin e fizibilitetit të Korridorit Blu si pjesë e unazës turistike mesdhetare. Së shpejti do çelet gara për segmentin hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës,” tha Rama.

Më pas ai deklaroi se në vjeshtë nis edhe ndërtimi i Rrugës së Arbrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button