roze

Kur Madona quante mediokre Sharon Stone

Madonna i ka shkruar një letër aktorit John Enos në 1990 duke u ankuar për atë që ajo e pa si një mungesë suksesi, duke e krahasuar me karrierën “tmerrësisht mediokre” të Sharon Stone dhe Whitney Houston.

Në një letër të papublikuar më parë, që tashmë ka dalë në ankand, Material Girls e nis me shpjegimin se ka qënë ‘me humor të keq’ dhe “ndihet shumë e pahrehatshme me veten”. Madje vazhdon të thotë se do të donte të vdiste se sa të ishte ‘kjo femër’.

Madonna shfryn për reagimin që kishte marrë për përpjekjet e saj të fundit. “Unë kam bërë kaq shumë njerëz të zemërohen dhe po ndëshkohem, e në thelb do të jem e qetë dhe e ulur në një cep, ndërsa të gjithë njerëzit e tjerë më pak interesant po marrin përfitimet e rrugëve që unë shtrova”, shkruan ajo.

“Është shumë zhgënjyese të lexosh se Whitney Houston ka karrierën muzikore që unë do të doja dhe Sharon Stone ka karrierën kinematografike që nuk do ta kem kurrë. Jo se unë dua të jem si këto femra, se do preferoja më mirë të vdisja, por janë kaq mediokre dhe gjithmonë janë mbajtur si paragone të virtyteve dhe një lloj shkopi matës për të më poshtëruar mua”, vijonte në letrën e saj Madonna.

Duke iu shfrytë të dashurit të saj të asaj kohe, ajo thotë se çdo gjë që bën është origjinale dhe unike dhe vendos veten kaq shumë në të si në libër, dhe regjistrime, dhe kjo “më solli shumë dhimbje”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button