Politika

Selami rrit tonet: Basha prishi rregullat, ai kryetar me eskortë, unë me një shofer që…

Kandidati per kryetar ne PD-se, Eduard Selami gjate takimit me demokratët e Durrësit, Shijakut, Rrogozhinës dhe Fierit, bëri thirrje për bashkimin e gjithë faktorëve të djathtë, duke theksuar se përcarja nuk ndihmon në ringritje.

Ai akuzoi Bashen per prishjen e rregullave te lojes, pasi po garohet ne kushte te pabarabarta.

Problemi më i madh në Partinë Demokratike sipas tij është prishja e rregullave të lojës.

Rregullat e lojës janë prishur, në strukturë dhe në funksionim. Unë këtë quaj pikën më të dobët tonën. Prandaj ju them se nëse me 22 korrik nëshkruajmë një kontratë sëbashku, dhe jam besimplotë që do të ndodhë sepse modeli që ofroj është bashkohorë dhe fitues. Do fillojmë një analizë nga e para në seksion dhe grupseksion për ti rikthyer në funksionim , duke futur konkurencën , meritokracinë. Ju do të zgjidhni kush do t’iu përfaqësoi në nivel qëndrorë dhe lokal”, tha Selami.

Selami konfirmoi shqetësimin për pabarazinë e garës dhe u angazhua se PD, do të ketë në statut nenin që kryetari në rast humbje të dorëhiqet.

Gara nuk është e përsosur. Hajde të fusim një nen në statut për herët e tjera që nëse kryetari i Partisë nuk fiton, jep dorëheqje dhe nuk kandidon atë radhë për kryetare partie, që të shmangen këto gjëra. Nuk mund të jetë njëri me këpucë, tjetri zbath, njëri kryetar në detyrë me eskortë, ndërsa unë me një shofer që nuk di rrugët”, tha Selami.

Ai theksoi me tej se kundershtaret politike po shijojne percarjen e PD-se. “Dalim nga strukturat dhe përcahemi. Kundërshtarët tanë po e shijonë këtë, edhe ato “miq” mezi presin të na shohin përtokë, por ne të gjithë sëbashku nuk do ia japim këtë shans. Do të dalim më të fortë nga kjo garë, duke thënë disa të verteta që duhej të ishin thënë me kohë, jo duke folur në mënyrë personale jo duke hedhur njëri-tjetrin, jo në mënyrë përjashtuese”, tha Selami.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button