Te ndryshme

E rrallë në Librazhd/ Identifikohet lulja mishngrënëse në pyllin e Rrajcës

Një lule e rrallë mishngrënëse është zbuluar në Parkun Kombëtar të Shebenik – Jabllanicës, në zonën e Rrajcës, në Librazhd.

Lulja është e njohur me emrin shkencor Pinguinkula dhe është një varietet i rrallë që haset në Shqipëri.

Lulja në vetvete është e vogël dhe ka petale me ngjyrë të bardhë. Insektet “bien në kurth” pasi ata janë të tërhequr pas nektarit të saj. Por sapo prekin lulet gjethet e saj mblidhen dhe lëshojnë një lëng viskoz.

Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë komentuar mjaft.

Parku Kombëtar i Shebenik – Jabllanicës është i pasur me vlera të shumta natyrore dhe njihet gjithashtu edhe për strehimin e specieve endemike, kujtojmë këtu Rrëqebullin e Ballkanit. / JOQ

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button