Kronika

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të armëve dhe drogës nga Shqipëria në Itali, 28 në pranga

pol-itPolicia italianë ka përmbyllur mëngjesin e sotëm një operacion të koduar me emrin “Kasiopea”, që ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale, në përbërje të të cilës kishte edhe elementë shqiptarë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në pranga kanë rënë 28 veta, mes të cilëve shqiptarë, italianë, dhe rumunë.

Sipas burimeve, organizata trafikonte dhe shpërndante substanca narkotike, armë dhe euro të falsifikuara që vinin nga Shqipëria dhe përdoreshin në ishullin e Sardenjës dhe në veri të Italisë.

Disa nga personat e arrestuar janë burgosur menjëherë, ndërsa të tjerë janë dërguar në arrest shtëpie. Burimet mediatike shtojnë më tej se arrestimet janë kryer në lokalitetet Nuoro, Sasari, Breshia, si dhe disa në Rumani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button