Politika

Hapet sot në Tiranë ambasada e Japonisë, Tokio grant 4.6 milionë dollarë

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati do të presë sot Ministrin japonez të Shtetit për Punët e Jashtme, Nobuo Kishi.

MPJ bën të ditur se në vijim të takimit, në orën 17:30, Ministrat do të zhvendosen në mjediset e Hotel Rogner ku do të marrin pjesë në ceremoninë e dhurimit nga Qeveria Japoneze të 129 automjeteve japoneze të prodhimit të fundit, një donacion i mundësuar nëpërmjet një granti prej 500 milionë YEN ose 4.6 milionë dollarë.

Gjithashtu po sot do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Shqipëri në prani të Ministrave Bushati, Kishi dhe ministres Milva Ekonomi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button