Home / Rajoni / Vendi ballkanik sërish në darën e motit të keq

Vendi ballkanik sërish në darën e motit të keq

aaa579Shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit në disa rajone të Serbisë kanë provokuar fryrjen tej mase të lumenjve si edhe përmbytje në territore të gjera të vendit ballkanik.

Sipas Ministrisë së Brendshme serbe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në rajonet e Kladovës, Negotinit, dhe përgjatë lumit Danub, jo larg kufirit lindor me Rumaninë dhe Bullgarinë.

Situata është kritike edhe në Majdanpek, ku ujërat kanë arritur nivele shumë të larta. Ndërkohë, ka sinjalizime të shumta për rrëshqitje toke, që kanë shkaktuar ndërprerje të rrugëve dhe të linjave hekurudhore. Në zonën e Milutinovacit presioni i ujit ka shkatërruar një urë, ndërkohë që shumë lokalitete nuk kanë energji elektrike.

Fatmirësisht, deri tani nuk ka njoftime për viktima, por ekziston frika e rritjes së nivelit të ujit nëpër lumenj duke filluar nga Danubi dhe Sava. Zona të përmbytura nga reshjet janë regjistruar edhe në shtetet fqinje, në veçanti në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovina.

Në korrik, moti i keq me stuhi të dhunshme, breshër dhe erëra të forta shkaktoi dy të vdekur, ndërsa gjatë muajit maj, Serbia u prek nga përmbytje shkatërruese, më të rëndat në 100 vitet e fundit, me një bilanc me më shumë se 50 të vdekur dhe me një humbje të buxhetit për më shumë se 1,5 miliardë euro.

Leave a Reply

%d bloggers like this: