Horoskopi

Horoskopi për datën 16 shtator 2014

horoskopiDashi

Ka shumë mundësi t’ju ndodhë të dashuroheni me shikim të parë. Beqarët do të takojnë persona të motivuar, të ekuilibruar dhe të interesuar për një raport çift.

Demi

Lajme të vogla, por të mira në të gjitha aspektet, edhe në atë sentimental. Bëjuni të ditur të tjerëve se po njihni një person të ri, por këtë herë për një marrëdhënie serioze.

Binjakët

Një ndryshim, një fund dhe një fillim i ri për çiftet që kanë kaluar një moment revolucioni dhe transformimi. Beqarët do të zhgënjehen nga largimi i personave interesantë dhe miqësorë.

Gaforrja

Një rival ose rivale do të arrijë të prishë marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do të takojnë persona që do t’i përdorin për interesat e tyre, ndërsa më vonë do t’i braktisin.

Luani

Personat që janë çift do të kenë mungesë dëshire ndaj partnerit, mungesë dashurie dhe shumë shpejt kjo gjë do t’ju hapë probleme. Beqarët do ta kuptojnë se kanë harxhuar kohë me persona të kotë.

Virgjëresha

Një burrë, i zënë, serioz do t’ju ndihmojë jo pak për të gjetur rrugën e duhur. Për beqarët janë parashikuar takime interesante të cilat mund të përfundojnë në një interes më serioz.

Peshorja

Bëni kujdes nga një person që ju qëndron pranë, por që është shumë egoist, pa rregulla e pa moral. Në aspektin e dashurisë nuk do të takoni njerëzit e duhur. Mos merrni vendime sot.

Akrepi

Çiftet do të ndihmohen nga harmonia dhe nga ambienti rrethues në të cilin jetojnë. Ndërsa beqarët do të kenë mundësi të takojnë persona simpatikë, të sjellshëm në ambientin e punës.

Shigjetari

Dita e sotme do të karakterizohet nga kritika të vogla. Por kini besim në vete. Do të jeni në qendër të vëmendjes së njerëzve, madje edhe të atyre që dëshironi t’i keni shumë pranë.

Bricjapi

Një grua në moshë do të ndihmojë personat çift që të kurorëzojnë ëndrrën e tyre ose të kalojnë një krizë. Beqarët do të zbulojnë shpejt personat që janë të dashuruar me ta në fshehtësi.

Ujori

Çiftet do të kalojnë në krizë, duke u zënë dhe duke u keqkuptuar.

Beqarët do të kenë vështirësi për të bërë njohje të reja ose do të takojnë persona me dyshime dhe pa vlera.

Peshqit

Vuajtje dhe shqetësime, sepse dashuria juaj nuk do të jetë e pastër dhe e qetë. Beqarët do të hasin vështirësi nga më të ndryshmet ndërsa do të zhgënjehen nga ambienti ku jetojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button