Home / Kronika / Tre prej të arrestuarve çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë, pritet rekurs edhe nga Fullani

Tre prej të arrestuarve çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë, pritet rekurs edhe nga Fullani

Gjykata-e-Larte1-525x350Pas përfundimit të rivlerësimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit për të pandehurit e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë, tre prej tyre kanë çuar dokumentacionin për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Burime pranë Gjykatës së Lartë bëjnë të ditur se rekurs kanë bërë Petrit Ramohitaj, Klevis Bejtaj (nipi i Bitrajt) dhe Myzejen Belba, ndërsa pritet në ditët në vazhdim që të depozitohet dokumentacioni për rekurs edhe për Guvernatorin, Adrian Fullani, si dhe Kryeinspektoren Elivar Golemi.

Kutjojmë se Gjykata e  Apelit vendosi ditën e hënë të ndryshojë masën e sigurisë në ngarkim të guvernatorit, nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”, por ky vendim sërish nuk i ka pëlqyer Fullanit, që përmes avokatit të tij, Maksim Haxhia njoftoi se do të çonte çështjen në Gjykatën e Lartë.

“Fullani duhet të hetohet në gjendje të lirë, pasi ai nuk përmbush kriteret për të qenë në mbikëqyrje”, theksoi avokati Haxhia. “Kalimi nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie” është një rezultat pozitiv, por ne vlerësojmë se në faktet e zbardhura deri më tani, Fullani duhet të hetohet në gjendje të lirë dhe ne do çojmë çështjen në rekurs”, përfundoi Haxhia.

Ndryshe nga Fullani, Elivar Golemi nuk ka përfituar lehtësim të masës së sigursë në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatë së Shkallës së parë “Arrest me Burg”, por mësohet se edhe Golemi do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar lehtësim të masës së sigurisë. Të vetmit që nuk kanë çuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit janë Mimoza Bruzia dhe Ardian Bitraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.