Kronika

Nikolla: Sfida jonë është dhe mbetet cilësia e sistemit të arsimit dhe edukimit

Dialogu-politik-per-reformen-ne-arsim-1Foto-Flor-Abaza-558x350Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla theksoi sot se “sfida jonë është dhe mbetet cilësia e sistemit të arsimit dhe edukimit”.

Gjatë fjalës së saj në konferencën mbi politikat në reformën e arsimit, ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein, etj, Nikolla shprehu gatishmërinë e ministrisë dhe ekipit qeverisës për të bërë gjithçka të mundur për të ecur në një rrugë të re, përgjegjësi të re, rezultatesh që orientohen dhe kanë si qëllim dy momente te rëndësishme që lidhen me formimin e fëmijëve dhe përgatitjen me tregun e punës”.
“Arsimit në Shqipëri kur nuk i ka munguar financimi, i ka munguar puna për politika përmirësimesh të qëndrueshme në rezultatet mësimore”, tha Nikolla.
Sipas saj “rezultatet e Shqipërisë kanë vijuar të jenë të ulëta në krahasim me vendet e Europës dhe Azisë Qëndrore”. “Në Shqipëri rezultatet në provimet e maturës shtetërore vijojnë të kapin shifra të larta të pakalueshmërisë. Ne jemi deshimtarë se të rinjtë tanë nuk i kanë aftësitë e duhura për të plotësuar kërkesat e tregut dhe të ekonomisë”, tha Nikolla.
Ministrja Nikolla nënvizoi se “ne duam të shohim të vërtetën në sy, ndaj kemi filluar që në vitin e parë duke zhvilluar përgjegjësi të reja në punë dhe me rezultate konkrete”. “Gjatë vitit të parë të qeverisjes ne gjetëm një sistem parashkollor pa standarde, përcaktuam standarde të reja në kopshtet shqiptare. Ne përfshimë arsimin parashkollor në kurrikulën e re duke harmonizuar kurrikulën që shoqëron fëmijët nga mosha 3-15 vjeç. Inventarizuam infrastrukturën e kopshteve, filluam me trajnimin e edukatoreve të kopshteve etj”.
Sipas saj, ky është investim solid e jetëgjatë për fëmijët e sotshëm.
Kurrikula e re, vijoi Nikolla, e bazuar në kompetenca dhe e harmonizuar me kurrikulën e vendeve të BE-së, e drejtoi shkollën shqiptare në gjirin e eksperiencave më bashkëkohore në arsim.
Ministrja e Arsimit, në lidhje me Maturën Shtetërore tha gjithashtu se “ne rezlizuam një reformë të rëndësishme në maturën shtetërore, realizuam inspektimin e plotë në arsimin privat parauniversitar duke ndërhyrë me heqjen e licensës për shkollat që nuk plotësonin kushtet, një proces që vijon ende”.
“Do të vijojmë të punojmë me partnerë të rëndësishëm me një agjenci të huaj, anëtare e ENKA-s, që do të mundësojë procesin e vlerësimit të gjithë institucioneve të arsimit të lartë, përsa ai përket kushteve të cilësisë për të gjitha programet që ato ofrojnë”, tha Nikolla.
Ajo shtoi se në modelin tonë kurrikular është përfshirë edhe edukimi fizik, sporti e shëndeti. Nga ky vit në shkolla janë shtuar më shumë orë të edukimit fizik.
Nikolla ritheksoi edhe njëherë se pjesë e reformimit është edhe përshtatja e mësuesve me profilet e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button