Kronika

“Kamerat” janë kushtetuese, rrëzohet kërkesa e tregtarëve

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të gjitha kërkesat për të shfuqizuar ligjin për kamerat e sigurisë.

Pas 16 muajsh që nga miratimi i tij, Kushtetuesja ka dhënë përgjigjen mesditën e sitme duke rrëzuar në mënyrë unanime, kërkesën e paraqitur nga Shoqata e Tregtarëve, e cila kërkonte shpalljen si anti-kushtetues të këtij ligj.

Tregtaret e quajtën antikushtetues detyrimin për të vendosur kamera sigurie me pamje video me cilësi të lartë dhe për të vendosur në dispozicion të drejtësisë në çdo rast pamjet.

Filmimi gjatë gjithë kohës në ambientet publike për tregtarët është një shkelje e të drejtave të njeriut. Por nuk ka qënë e këtij mendimi Gjykata Kushtetuese e cila e la në fuqi ligjin.

Ky ligj ishte kthyer për diskutim në Kuvend edhe nga presidenti Nishani dhe sërish ishte miratuar.

Propozuesi i ligjit ishte ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe në Kuvend projekti u plotësua me disa ndryshime.

Pas hyrjes në fuqi tani çdo biznes i parashikuar në ligj është i detyruar në instalimin e këtyre kamerave, në të kundërt gjobat variojnë nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button