Te ndryshme

I ndali zemra për 42 minuta, por.. rikthehet në jetë

Një burrë nga Karolina e Veriut, zemra e të cilit pushoi për rreth 40 minuta ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj punonjësve të emergjencës që e rikthyen në jetë.

John Ogburg, 36–vjeç pësoi arrest kardiak teksa po punonte në laptop, pranë shtëpisë së tij në Charlotte, më 26 Korrik.

Dy oficerë policie që rastësisht ndodheshin aty pranë i bënë atij CPR (ringjallje kardio pulmonare).

Për 42 minuta, derisa pulsi i tij u rikthye, dy oficerët nuk u ndalën, duke mos hequr dorë për të shpëtuar jetën e burrit.

Veprimi i dy oficerëve Lawrence Guiler dhe Nikola Bajic bëhet edhe më heroik, pasi siç shkruan BBC, punonjësve të emergjencës nuk u kërkohet me shumë se 20 minuta CPR, nëse pas kësaj kohe nuk ka shenja jete.

Pasi Ogburg, baba i 3 fëmijëve, u dërgua në spital dhe mjekët e vendosën në koma të induktuar, në mënyrë që të rikuperohej.

Atij i është këshilluar që të mos i japë makinës për të paktën 6 muaj, ndërsa dalëngadalë po rikthehet në punë.

Por për pjesën tjetër, ai thotë së ndihet shumë mirë.

Minutat e arta

Dr. Michael Kurtz, profesor në Universitetin e Alabamës thotë se “të dhënat na tregojnë se për çdo minutë që zemra ndalet dhe nuk kryhet ringjalle kardio – pulmonare (CPR) e cilësisë së lartë, ekziston 10 përqind ulje të shansit për të mbijetuar.

Në rastin e Karolinës së Veriut, vlera e CPR e ka shtuar këtë përqindje të mbijetesës. CPR e menjëhershme mund të dyfishojë apo edhe trefishojë shanset për t’i mbijetuar një arresti kardiak.”

Më shumë se 350 mijë arreste kardiake ndodhin në SHBA çdo vit dhe në 90 përqind të rasteve pacienti vdes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button