roze

Rihanna rrëmben vëmendjen

Kishte plot yje në tapetin e zi të premierës botërore të filmit më të ri fantastikoshkencor “Valeriani dhe qyteti i një mijë planeteve”, në Hollivud, por vëmendjen kryesore e rrëmbeu Rihanna.

Këngëtarja ka veçse një rol të vogël në film ku shfaqet si kërcimtarja Bubble, e cila arrin të ndryshojë formë. Megjithatë të gjithë sytë ishin drejtuar nga ajo kur mbërriti në event e veshur me një fustan rozë të lehtë, që përpëra i zbulonte këmbët, ndërsa pjesën e pasme ia zbukuronte një bisht i gjatë.

Në rolet kryesore vijnë Dane Dehaan dhe Cara Delevingne, që intepretojnë përkatësisht Valerianin dhe partneren e tij Laureline. Dy të rinjtë duhet të zbulojnë se çfarë qëndron pas forcës misterioze në qendër të stacionit hapësinor, të konsideruar si streha e pothuajse të gjitha formave të njohura të jetës në univers.

Luc Besson-it i ra në dorë libri me ilustrime kur ishte vetëm 10 vjeç, dhe që atëherë ka dashur ta kthejë në film. Premiera botërore ishte një moment i madh për regjisorin francez, sepse përbën pikën kulmore të 7 viteve produksioni. Në mesin e emrave në zë të ftuar në event ishin modelja Kendall jenner,e aktori Chris Tucker, të cilin e bëri të famshmë roli në një tjetër film të rëndësishëm të Besson, “Elementi i pestë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button