Politika

Mbytjet tragjike në plazhe, LSI: Të shkarkohet kreu i Agjencisë së Bregdetit

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka një akuzë edhe për Agjencinë e Bregdetit, pas tragjedisë në Zvërnec, ku humbën jetën 3 të rinj.

Ai thotë se kryeministrit që vë nota nuk i dhemb për qytetarët që humbin jetën në plazhet e Shqipërisë, ndërsa Agjencia e Bregdetit notën e ka zero.

“Tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë. Vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe.
Kjo Agjencia e Bregdetit që ka përgjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s’ kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura. Këtë notë ia vënë përditë mijëra qytetarë.
Po këta që marrin zero nuk largohen, njësoj si kryeministri në Trieste edhe ky i agjencisë së bregdetit. Ndaj gajasuni, por edhe indinjohuni me notat që vë kryeministri zero, që adhuron zeron dhe zeroxhinjtë”, shkruan Vasili.

Vasili fb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button