Ekonomia

Qeveria Japoneze i dhuron Qeverisë Shqiptare 129 makina Toyota të prodhimit të fundit Japonez

Deklaratë për shtyp nga Zyra e Kryeministrit dhe Ambasada Japoneze në Tiranë

Qeveria Shqiptare dëshiron të falënderojë Qeverinë Japoneze për dhurimin e 129 automjeteve të prodhimit më të fundit japonez. Ky donacion u mundësua nëpërmjet një granti mjaft bujar prej 500 milionë YEN ose 4.6 milionë dollarë për qeverinë shqiptare, grant i cili u miratua nëpërmjet marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar më 29 korrik 2015.

Qëllimi i këtij donacioni bujar është reduktimi i ndotjes së mjedisit dhe reduktimi i emetimit të ajrit që shkakton efektin serë (GHG), duke promovuar në këtë mënyrë automjetet e gjeneratës së ardhshme ʺmiqësor ndaj mjedisitʺ të prodhuara në Japoni.

Në ceremoninë e këtij donacioni morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i shtetit japonez për Punët e Jashtme, Nobuo Kishi, i cili përmendi dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera gjithnjë e në rritje midis dy vendeve tona. Ministri Bushati shprehu mirënjohjen e tij për Sistemin Japonez të Bashkëpunimit Ndërkombëtar JICS, për punën e palodhur gjatë gjithë procesit të zbatimit të projektit dhe shpërndarjen e suksesshme dhe efektive të makinave në destinacion.

Makinat do të përdoren për përdorim publik, sipas nevojave të sektorit publik. Projekti do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative të institucioneve shtetërore, në rritjen e lëvizshmërisë së sektorit publik për monitorimin dhe zbatimin e planeve të rehabilitimit të zonave të shkatërruara nga mjedisi, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit.

TOYOTA MOTOR CORPORATION

LIDER GLOBAL PRODHIMI

DHE PIONIER I TEKNOLOGJISË

 

E themeluar në vitin 1937 nga Kiichiro Toyoda, Toyota Motor Corporation (TMC) është ka arritur të bëhet një nga kompanitë më të mëdha në botë dhe prodhuesi më i madh i automjeteve për vitet 2012-2015.

Me aktivitet në mbi 160 vende, TMC varet nga një infrastrukturë globale prodhimi që mbështet kërkesat e shitjeve dhe të pas shitjeve. Toyota Motor Europe (TME) e cila i ka zyrat qendrore në Bruksel, mbikqyr të gjithë pjesën e shitjeve dhe marketingut të pjesëve të këmbimit, aksesorëve dhe automjeteve Toyota dhe Lexus në të gjithë Europën. Ka arritur të përfshijë nëntë fabrika prodhimi, nëntë qendra logjistike dhe 14 qendra distribucioni.

Me synimin për të dhënë kontribut në qëndrueshmërinë e mjedisit global, në Tetor 2015, Toyota ka lançuar Sfidën Mjedisore Toyota 2050. Sfida Mjedisore Toyota 2050 ka për qëllim të reduktojë në zero rrezikun mjedisor të prodhimit dhe drejtimit të  automjeteve, duke ndihmuar në adresimin e sfidave kryesore globale të mjedisit siç janë ndryshimet klimatike, mungesa e ujit, shterimi i burimeve dhe degradimi i biodiversitetit, si dhe krijimin e  vlerave dhe prodhimin e të mirave  për shoqërinë. Sfida përbëhet nga gjashtë sfida individuale në tre fusha: makina gjithnjë e më të mira, prodhim gjithnjë e më i mirë dhe pasurimi i jetës së komuniteteve.

Në përgjigje të botës sonë gjithnjë e në ndryshim dhe sfidave që dalin, Toyota ka qenë gjithmonë në krye të përparimeve teknike duke kërkuar  të fitojë në siguri, cilësi dhe efikasitet mjedisor. Si pionier në zhvillimin e makinave elektrike hibride, prej vitit 1997, TMC ka drejtuar kërkesën për këtë teknologji deri në atë pikë ku ka mbi 10 milionë në rrugët e botës dhe si rezultat ka reduktuar me sukses emetimet e CO2 dhe konsumin e karburantit. Për të provuar shpirtin pionier në inovacion, Toyota nxorri në treg automjetin e parë fuel-cell (qeliza e karburantit) në botë në vitin 2016 – Toyota Mirai.

Toyota RAV4 është automjeti, i cili që më 1994 krijoi segmentin C-SUV. Sot ajo mund të gjendet në mbi 150 vende, ndërsa nga katër brezni të RAV4 janë shitur më shumë se 6 milionë copë në më shumë se 150 vende, prej tyre 1,5 milionë për porositësit europianë. Gjithashtu më shumë se 90% prej tyre ende qarkullojnë nëpër rrugë. Hibridi i ri RAV4 i Toyota-s ndërthur përvojën e paparë të kompanisë të fituar gjatë më shumë se 20 vjetësh  evoluimi të pandërprerë të SUV me teknologjinë e saj inovative, të mbështetur plotësisht në forcën motorike hibride.

Me mbi 60 vjet përvojë të përdorimit në rrugë, Land Cruiser është shndërruar në një simbol të tregut të makinave me katër rrota aktive (4WD). Rezultatet e pakrahasueshme të përdorimit në rrugë dhe jetëgjatësia i kanë krijuar një famë të pathyeshme si një prej makinave 4×4 më të forta dhe më të besueshme.

Çelësi i aftësive të këtij Land Cruiser-i të pashoq gjatë përdorimit në rrugë është se ndërtimi i shasisë me trupin, që ka qëndueshmëri shumë të lartë dhe rezistencë ndaj deformimeve, ndërthuret me një nivel unikal të pajisjeve të drejtimit dhe të mbështetjes teknike, që ua ofron drejtuesve të mjetit.

Në 1997 the Toyota Prius origjinale doli në treg me deklaratën “Fiks në kohë për shekullin e 21”. Si makina e parë e prodhuar në masë me fuqi hibride, i qëndroi besnike rrënjëve Latine të emrit të saj, edhe pse shumë më e përparuar për atë kohë. Gjatë 20 viteve të para, Prius ka riformuar pamjen motorike,duke sjellë një teknologji hibride në tregun e pergjithshëm. Mënyra se si njerëzit e kanë kuptuar, vlerësuar dhe janë përshtatur me Toyotën me fuqi hibride është e dëshmuar nga miliona shitje kumulative të Toyotës nëpër botë prej vitit 1997.  Prius i ri  mbështetet në pikat e forta dhe arritjet e paraardhësve të tij dhe vendos kritere të reja në ekonominë e karburantit, emisionet dhe efikasitetin. Çdo Prius pasues ka sjellë përmirësime në këto fusha, por Prius i ri bën dallimin më të madh ku emetimet e CO2 kanë rënë në një nivel historik prej 70 g/km.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button