Home / Bota / Amerika / Kongresi debaton mbi planin e ndihmës për rebelët sirianë

Kongresi debaton mbi planin e ndihmës për rebelët sirianë

kongresi-amerikan1Dhoma e përfaqësuesëve në SHBA do të diskutojë dhe votojë deri nesër mbi planin që autorizon Pentagonin që të armatosë dhe stërvisë forcat rebele siriane të moderuara, një autorizim i kërkuar nga Barack Obama, njoftoi dje në mbrëmje komisioni i ngarkuar me rendin e ditës.

Ky plan ishte objekt i rreth gjashtë orë debat dhe me shumë mundësi do të votohet nesër, në formën e një amendamenti në ligjin e financave të përkohshme që financon administratat federale duke fillar nga data 1 tetor, fillimi i vitit buxhetor 2015, deri në 11 dhjetor.

Pra përfaqësuesit kanë mundësinë të nënshkruajnë nëse miratojnë kërkesën e formuluar nga presidenti amerikan javën e kaluar për të armatosur rebelët sirianë, që ata të garantojnë ofensivën tokësore kundër Shtetit Islamik, të mbështetur nga sulmet ajrore amerikane

Leave a Reply

Your email address will not be published.