Home / Bota / Amerika / Obama dërgon ushtarë në afrikë për të luftuar Ebolan

Obama dërgon ushtarë në afrikë për të luftuar Ebolan

ee483-e1410855154768Presidenti amerikan Barack Obama përpiqet të bllokojë epideminë Ebola duke shpallur dërgimin e rreth tre mijë ushtarëve amerikanë në Afrikën Perëndimore për të marrë pjesë në luftën kundër virusit që ka bërë deri tani 2 400 të vdekur.

Obama do të paraqesë planin e tij të veprimit gjatë një vizite në Qendrën e Kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjeve në atalanta.

Shumica e forcave amrikane do të përqëndrohen në Liberia, një nga tre vendet më të prekur nga virusi bashkë me Sierra Leonen dhe Guinenë. “Një qendër komande që do të koordinojë veprimet do të instalohet në kryeqytetin Monrovia”, njoftoi një përgjegjës amerikan.

Ushtarakët do të marrin pjesë në veçanti në ngritjen e qendrave të reja për trajtimin e të sëmurëve në zonat më të prekura dhe qeveria amerikane do të ndihmojë me rekrutimin dhe përgatitjen e personelit të ngarkuar me mirëmbajtjen e këtyre kampeve

Leave a Reply

%d bloggers like this: