Nga Facebook

Nga haberet e Mitros:Teodor Keko dhe njeriu që “thyen” qypa

-Nuk iki nga Korça pa ngrënë një bakllava, me petë të bëra me ogllai.
Me këtë “ultimatum” të Ezmerkës, u futëm në pastiçeri. Në mur ishte varur një kornizë. Brënda saj një artikull nga gazeta “ZP”.
-Shkrim për babain. -Tha pronarja-Ka qënë novator. Sokrat Tasho.
-Jam Mitro Çela…
-Uaaa…Jam e bija.Edhe ju kini shkruar në “Zerin e Popullit”. E kujtoni? “Njeriu që “thyen” qypat.”
U ndamë. Më pyet Ezmerka: E kujton?
-Rreth viteve ’80-të, isha me shërbim në Korçë. Hotel turizmi. Dhomë me dy krevatë. Nga ora 22 ra dera.
-Jam Teodor Keko. Gazetar tek “Drita”…Ja futa si kau pelës. Nga të më njohësh. Sa kam dalë nga veza…Jam djali i Endrit dhe sidomos i Xhanfize Kekos… Mamaja është e sigurtë edhe pa analizë ADN-je.
…Bla…bla…
-Kam dy ditë në Korçë.- Tha Dori.-Mu tha zorra. Nuk gjen as kërnacka. As birrë.
Dori kishte të drejtë. Ishim vitet kur lulëzoi teoria e tufëzave dhe arrëzave. Fshatari e kishte të ndaluar të mbate bagëti e shpëndë. Tregu u “tha”.
-Nesër hamë tek “Panda”. Do vijë edhe Sokrat Tasho, “Njeriu që “thuen” qypa”. E takova sot në fabrikë.
Lokali ishte ndërtuar me fantazi…Vjen kamarieri
-Birra mbaroi. Kaq ishte racioni për sot. Tu sjell nga një gotë verë?
Dori e provoi i pari dhe shpërtheu:
-Na ke sjellë uthull? Mos ke ngatërruar qypin?
Erdhi dhe Sokrati. Qeshi me inatin e Dorit. Hapi çantën. Nxori një shishjë me raki. Disa lloje me turshi. Të futura në kavanozë të vegjël. I lëshoi mbi tavolinë dhe nisi të flasi:
-Nikoqiret korçare bëjnë turshi. I futin në qyp. Me turshi, e flamosura raki, është si ujë i bekuar. Mora zanatin e korçarkava. Theva qypat dhe i futa turshitë në kavanozë. Shiten edhe në Tiranë. Bile edhe eksportohen…
-Kështu gatova edhe unë artikullin, – moj Ezmerkë lezet me kripë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button