Home / Bota / Personeli kinez në Sierra Leone rritet në 175 ekspertë

Personeli kinez në Sierra Leone rritet në 175 ekspertë

ee485-540x350Kina njoftoi sot se do të dërgojë 59 ekspertë shtesë në Sierra Leone, duke e çuar në 174 numrin e personelit mjekësor në këtë vend, ndërkohë që mobilizimi ndërkombëtar kundër epidemisë Ebola intensifikohet.

“Ekipi i sapo shpallur do të bashkohet me 115 personat e tjerë të stafit mjekësor kinez të pranishëm në terren në Sierra Leone”, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Chan, në një komunikatë.

Mes ekspertëve të Qendrës kineze të Kontrollit të Sëmbundjeve figurojnë epidemiologë, ekspert laboratori, mjekë dhe infermierë, sipas OBSH-së.

Ky ekip prej 59 persona do të ngrejë një laborator të lëvizshëm në Sierra Leone për të përforcuar detektimin e virusit Ebola

Leave a Reply

%d bloggers like this: