Home / Bota / Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Turqi

Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Turqi

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım pas takimit të zhvilluar në rezidencën presidenciale në Ankara me presidentin Recep Tayyip Erdoğan ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar.

Kryeministri Yıldırım ka njoftuar se ministri i Drejtësisë Bekir Bozdağ dhe ministri e Mbrojtjes Kombëtare Fikri Işık janë emëruar në postin e Zv.kryeministrit.

Ndër të tjera Yıldırım, ka njoftuar se ministër i Drejtësisë është emëruar Abdülhamit Gül, ndërsa Jülide Sarıeroğlu është emëruar në postin ministres së Punës dhe Sigurisë Sociale.

Ndryshimet e bëra në kabinetin e ri janë si më poshtë:

Zëvendëskryeministër: Bekir Bozdağ, Mehmet Şimşek, Fikri Işık, Recep Akdağ, Hakan Çavuşoğlu

Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül

Ministre e Familjes dhe Politikave Sociale: Fatma Betül Sayan Kaya

Ministër i Bashkimit Evropian: Ömer Çelik

Ministër i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë: Faruk Özlü

Ministre e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore: Jülide Sarıeroğlu

Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Urban: Mehmet Özhaseki

Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu

Ministër i Ekonomisë: Nihat Zeybekci

Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Berat Albayrak

Ministër i Rinisë dhe Sporteve: Osman Aşkın Bak

Ministër i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë: Ahmet Eşref Fakıbaba

Ministër i Doganave dhe Tregtisë: Bülent Tüfenkci

Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu

Ministër i Zhvillimit: Lütfi Elvan

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Numan Kurtulmuş

Ministër i Financave: Naci Ağbal

Ministër i Arsimit Kombëtar: Ismet Yılmaz

Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Nurettin Canikli

Ministër i Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave: Veysel Eroğlu

Ministër i Shëndetësisë: Ahmet Demircan

Ministër i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimit: Ahmet Arslan

Yıldırım flet për ndryshimet në kabinetin qeveritar

Binali Yıldırım lidhur me ndryshimet në kabinetin qeveritar tha se “As ata që e kanë lënë pozitën, as ata që e kanë marrë nuk kanë epërsi ndaj njëri tjetrit. Por, kjo është një garë e flamurit, një gjak i freskët dhe këto ndodhin kur në kabinetin qeveritar ka nevojë për ndryshime të reja”.

Yıldırım pas takimit të zhvilluar në rezidencën presidenciale në Ankara me presidentin Recep Tayyip Erdoğan mbajti një konferencë për media. Duke prezantuar ndryshimet e bëra në Qeverinë e 65-të, Yıldırım uroi kabinetin e ri qeveritar.

Lidhur me ndryshimin në fjalë, Yıldırım tha se 15 ministra do të vazhdojnë ta mbajnë detyrën e njëjtë dhe se në kabinetin qeveritar i cili përbëhet nga 26 ministra dhe zv/ministra, është shkuar në ndryshime të posteve ose në ndryshime të detyrës për 11 anëtarë të kabinetit qeveritar.

Duke falënderuar për shërbimet e tyre të gjithë ata të cilët kanë punuar dhe nuk kanë marrë detyrë pas këtyre ndryshimeve, kryeministri Yıldırım uroi sukses për mandatarët e rinj.

– “Kjo është një garë e marrjes së flamurit, një gjak i freskët”

Pas fjalimit të mbajtur, Yıldırım u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me atë se “Cilat ishin kriteret gjatë vendosjes së këtyre emrave?”.

“Ne me zotëri Presidentin u takuam dhe bëmë konsultimet dhe negociatat e nevojshme dhe sot po e publikojmë këtë ndryshim në opinionin publik. Sigurisht që miqtë tanë, ata të cilët kanë shërbyer dhe ata të cilët sot do të fillojnë detyrën e re në kabinetin qeveritar, të gjithë janë me kapacitet dhe virtyte më të larta se njëri tjetri. Në këtë aspekt as ata që e kanë lënë pozitën, as ata që e kanë marrë nuk kanë epërsi ndaj njëri tjetrit. Por, kjo është një garë e flamurit, një gjak i freskët dhe këto ndodhin kur në kabinetin qeveritar ka nevojë për ndryshime të reja. Këto në përgjithësi janë gjëra që ndodhin në demokraci dhe politikë”, tha kryeministri Yıldırım.

Në lidhje me ndarjen e detyrave ai tha se “Po vazhdojnë punimet për ndarjen e detyrave, posaçërisht për ndarjen e detyrave të zv/kryeministrave. Gjatë ditës edhe ato do të publikohen”.

Sot kryeministri i Turqisë, Yıldırım tha se ministri i Drejtësisë Bekir Bozdağ dhe ministri e Mbrojtjes Kombëtare Fikri Işık janë emëruar në postin e Zv.kryeministrit.

Ndër të tjera ai bëri të ditur se ministër i Drejtësisë është emëruar Abdülhamit Gül, ndërsa Jülide Sarıeroğlu është emëruar në postin ministres së Punës dhe Sigurisë Sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.